Haradinaj kujton “nënën e UÇK-së”: Guximi i saj, e bën të veçantë dhe të paharruar

03 gusht 2023 | 10:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dhe nderuar nënën e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, Azen, e cila ishte masakruar nga paramilitarët serbë më 3 gusht të vitit 1998.

Bashkë me Azen në 25-vjetorin e rënies, Haradinaj kujtoi edhe nderoi heroizmin e nënës së saj, Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj dhe Ukshin Hamza.

Nëna Aze apo siç njihej nga bashkëluftëtarët e Lahisë, “Nëna e UÇK-së” është heroinë e luftës dhe nga duart e saj ishin ushqyer qindra ushtarë të UÇK-së.

“Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë nga Malisheva është raportuar e zhdukur në polici…