Haradinaj kujton të rënët e Izbicës

28 mars 2021 | 11:53

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kujton të rënët e Izbicës, të cilët u masakruan mizorisht 22 vite më parë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Izbicës, njëzetedy vite më parë, ku u ekzekutuan 147 shqiptarë të parmatosur, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë, ka shkruar Haradinaj.

“Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi. Në Izbicë, njëzetedy vite më parë, 147 shqiptarë të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë.
Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, për fëmijët, për gjyshërit, për motrat e vëllezërit tanë.
Ne gjithmonë do të përulemi me admirim para sakrificës së tyre.
Lavdii”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Izbicës, ku më…