Haradinaj: Kurti nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë

16 nëntor 2023 | 21:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ditë më parë në Vjenë tha se për tre vjet qeverisje, qeveria e tij ka shtuar nga një miliard në ekonomi, teksa ka shtuar se qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard.

Kurti nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë, ai flet çka dëshiron, numrat flasin. Paret e dedikuara në qeverisjen Kurti numrat, raporti i thesarit gjitha tregojnë që janë bartur nga viti në viti nuk janë investuar, në një botë virtuale te Kurtit buxhetore ndoshta po, por në ekonomin e Kosovës jo”, tha Haradinaj.

Ndër tjeHaradinaj ka shtuar se ”Kurti e ka ngadalësuar Kosovën e ka vështirësuar situatën ekonomike tërsisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 134 vota, Shqipëria është zgjedhur dje (15 nëntor) me…