Haradinaj, Kurtit: Buxhetin e shtetit nuk jua ka lënë baba ta ndani siç ju teket

13 dhjetor 2023 | 08:40

Ish-deputeti i AAK-së, zyrtar i lartë i kësaj partie, Daut Haradinaj, ka reaguar për ndarjen jo të barabartë të buxhetit për komunat.

Ai ka pyetur në “Facebook” se a janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera?

“Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhehiqen nga VV. Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as Kryeminisrit e as Ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe e pamoralshme.
“Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin. Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja…