Haradinaj: Deklarata e Kurtit dëshpëron ShBA-në

15 shkurt 2020 | 23:13

Të premten në Munih të Gjermanisë, përfaqësuesit kosovarë dhe serbë kanë nënshkruar dy marrëveshje, për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndaj këtyre marrëveshjeve pati reaguar kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se marrëveshjet janë nënshkruar nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë.

Por ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ia ka përkujtuar Kurtit se, dy javë para se të nënshkruheshin marrëveshjet në fjalë, Haradinaj kishte mbajtur takime me grupet punuese për marrëveshjet në fjalë.

“Të nderuar qytetarë si Kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se Kurti do duhej ta dinte dhe jo të deklarojë se nuk ka qenë në dijeni, pasi është shprehur se ka dëshpëruar SHBA-në se Kosova nuk është unike ndaj tyre.

“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpëron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mundur…