Haradinaj, Kusari-Lilës: Mimozë edhe ti ke me ia kthyer shpinën Kurtit, si të tjerëve

29 shtator 2022 | 11:24

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar polemika në mes të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kjo pasi që Haradinaj ka ndërprerë fjalën e tij në Kuvend, pasi që në fjalimin e tij i ndërhyri ministri Murati.

Pas Muratit, i cili ka thënë se nuk ndërhyri në fjalimin e Haradinajt, por vetëm i ka bërë një pyetje, njëjtë ka deklaruar edhe kryeministri Kurti, duke thënë se ministri në fjalë nuk ka ndërhyrë dhe nuk e ka ofenduar Haradinajn, por vetëm i ka shtruar një pyetje.

E pas ministrit Murati dhe kryeministrit Kurti, ka replikuar sërish Haradinaj, i cili ka thënë se nuk është hera e parë që ndërpritet nga ministrat e qeverisë.

Në momentin e ndërhyrjes të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj me ironi i është drejtuar shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, duke i thënë “mos ta nin Mimozë, shumë shpejt edhe ti ke me ia kthyer shpinën si shumë tjerë”.

Haradinaj ka thënë se ekonomia është duke u rënduar me ngritjen e çmimeve të produkteve bazë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga David Von Drehle “Washington Post” Lajkat e servilëve përreth…