Haradinaj lajmërohet nga Nju Jorku: Koalicioni AAK-PSD do t’i fitojë zgjedhjet

25 shtator 2019 | 00:50

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i koalicionit AAK-PSD për këtë pozitë, Ramush Haradinaj, në kohën kur është hapur fushata elektorale gjendet në ShBA.

Ai nga Nju Jorku ka thënë se koalicioni AAK-PSD do të jetë fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Në këto çaste kur po hapet edhe zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë, ndodhem për vizitë zyrtare në ShBA. Edhe pse larg, jam mes bashkatdhetarëve tanë, që me zemër janë në Atdhe dhe nga ta po marr mbështetje të parezervë për vendimet e mëdha që ia rikthyen qytetarit të Kosovës, dinjitetin dhe ndjenjën e krenarisë. Për kontributin e madh për çështjen shqiptare dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, kam ndarë për shoqata e veprimtarë të shumtë medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu'”.

“Shqiptarëve të Amerikës, ata që ishin krahu më i fuqishëm në shtetkrijim dhe shtetbërje, ua kemi borxh një Kosovë 100% brenda kufijve të saj, pa pikëpyetje të shtetësisë dhe ekonomikisht të zhvilluar.  Nga New York-u, i bindur se opcioni i koalicionit AAK-PSD është fitues, uroj që zgjedhjet të pasqyrojnë kulturë të lartë dhe pjekurinë politike e demokratike të shoqërisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1366651473459263/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…