Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane, gabim që nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës

08 dhjetor 21:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Viti, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët për zhvillimet e fundit në vend dhe për tema lokale që lidhen me komunën e tyre.

Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, Haradinaj ka bërë të qartë rolin madhor që kanë aleatët tanë strategjikë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.

Tema tjetër që diskutoi Haradinaj, ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. “Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resusrset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë”, ka deklaruar Haradinaj.
Lideri i AAK-së ka theksuar se përball Serbisë duhet duhet unitet i brendshëm politik “që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët në vijim, në katër komunat në veri të…