Haradinaj: Majlinda dhe ekipi i xhudos janë shtyllat më të forta të krenarisë dhe identitetit tonë shtetëror

28 shkurt 2020 | 12:21

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores se Majlinda Kelmendit në qytetin e Pejës.

Ai ka thënë se Majlinda, trajneri Diton Kuka dhe ekipi i xhudos u bënë shtyllat më të forta të krenarisë dhe identitetit tonë shtetëror.

“Kënaqësi e veçantë të isha pjesëmarrës sot në Pejë gjatë zbulimit të shtatores së kampiones Olimpike e evropiane, Majlinda Kelmendi, triumfet e së cilës u shndërruan në fitore të jashtëzakonshme për Kosovën. Majlinda, së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe gjithë ekipi i xhudos, përmes punës së tyre të shkëlqyeshme, u bënë shtyllat më të forta të krenarisë dhe identitetit tonë shtetëror. Gjithnjë në mbështetje të yjeve tanë sportivë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri j Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim…