Haradinaj mban takim koordinues me përfaqësuesit e BERZh-it, KOSTT-it dhe ZRrE-së

20 shkurt 2019 | 11:25

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim koordinues me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), me të ka analizuar lehtësimin e procedurave për investime në sektorin e energjisë së ripërtërishme

“Takim koordinues me BERZh-in, KOSTT-in dhe ZRRE-in për ta analizuar lehtësimin e procedurave për investime në sektorin e energjisë së ripërtërishme. Kosova duhet të lehtësojë rregullativen për të tërhequr investime të huaja dhe për qasje në kredi, si dhe të forcojë rolin e BERZh-it në përkrahjen e investimeve të mëdha në këtë sektor”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje e veçantë do të jetë për sulmuesin e ri…