Sonte Atletico – Juve dhe Schalke – City

20 shkurt 2019 | 11:22

Ndeshje e veçantë do të jetë për sulmuesin e ri të Atleticos, Alvaro Morata, i cili në të kaluarën pati një përvojë fantastike në Juventus, kurse Cristiano Ronaldo rikthehet në Madrid për herë të parë pas transferimit në Serinë A. 

Juventusi në Spanjë do të përballet me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve sot (e mërkurë). Duke folur për faqen zyrtare të UEFA-s, sulmuesi Antoine Griezmann bëri një paralajmërim për Juventusin: “Ne kemi lojtarë që kanë luajtur tashmë në finalet më të rëndësishme në kompeticion në Evropë. Si Evropa Ligë dhe Kupa e Botës. Ne jemi tashmë më të sigurt kur përpara kemi ndeshje të rëndësishme dhe mendoj se mund të japim më të mirën nga vetja në këto raste. Ka fytyra të reja në ekip, por baza është gjithmonë e njëjtë dhe kjo do të na ndihmojë të shkojmë larg. Për momentin e konsideroj veten pjesë thelbësore të këtij projekti dhe kjo më ndihmoi të vendos, përveç faktit që unë kam mbështetjen e plotë të trajnerit, klubit dhe shokëve të ekipit tim”, ka deklaruar Griezmann.

Për ndeshjen që zhvillohet në Madrid foli edhe mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci. “Ne do të duhet të luftojmë për çdo top. Gjithmonë do të jetë një betejë kundër Atletico Madridit. Alvaro Morata? Është një mik yni, por unë e kam paralajmëruar tashmë”, ka deklaruar mbrojtësi italian.

Lajm i mirë për skuadrën vendëse është rikthimi i Diego Costas dhe Stefan Saviqit, kurse mungesa e vetme pritet të jetë Lucas Hernandez. “Zonja e Vjetër” do të jetë pa mesfushorin Juan Cuadrado. Krahas ndeshjes Atletico Madrid – Juventus, sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Schalke 04 dhe Manchester Cityt.

Sonte takohen:

21:00 Atletico Madrid – Juventus
21:00 Schalke – Manchester City

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…