Haziri kërkon zgjedhje të reja pas arritjes se marrëveshjes finale me Serbinë

20 shkurt 2019 | 11:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, por sipas tij së pari duhet të krijohet legjitimitet i institucioneve.

Në këtë kontekst, ai e ka “lutur” presidentin Hashim Thaçi, se nëse arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, vendi të shkojë në zgjedhje.

Haziri ka thënë se partitë në pushtet duhet urgjentisht ta kenë një mendim lidhur me dialogun me Serbinë, dhe jo të kërkojnë dialog me opozitën.

Sipas tij, koalicioni qeverisës i ka disa mendime lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Këto komente Haziri i ka bërë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me titull: “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh bashkëdrejtues i delegacionit shtetëror…