Haradinaj mbështet protestën studentore për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
04 qershor 2026
| 11:36
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështesin protestën e Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, e cila do të mbahet të premten në Prishtinë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se e drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush.



