Haradinaj: Mbështetja e Bullgarisë për rrugën euroatlantike, jetike për Kosovën

18 maj 2018 | 12:49

Mbështetja e Bullgarisë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave dhe rritjen e numrit të njohjeve është e rëndësishme dhe jetike për vendin tonë.

Kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit bilateral me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, i cili është zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës që nga marrja e kryesimit të presidencës së BE-së, veçanërisht fuqizimin e rolit të Kosovës në takimet e përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor.

“Bullgaria është vend mik i Kosovës dhe mbështetës i proceseve politike, andaj kërkojmë mbështetjen e saj dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushën ekonomike e cila është e domosdoshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në takimin e Forumit Ekonomik të Vjenës, duke thënë se Kosova edhe më tutje do ta ketë mbështetjen e Bullgarisë.

Ky takim, sipas kryeministrit bullgar, është mundësi e mirë për vlerësimin dhe mundësinë e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet të dyja vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është duke marrë pjesë në…