Haradinaj me akuza të rënda në Speciale: Kjo prokurori është diktatoriale dhe harbute

17 mars 2022 | 16:59

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është deklaruar tërësisht i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.

Haradinaj në fjalën e tij ka adresuar akuza të rënda në drejtim të ZPS-së. Ai ka krahasuar ZPS-në me prokuroritë diktatoriale, të cilat kanë qenë në ish-Jugosllavi.

Më tutje, ai i është kundërpërgjigjur prokurores Valeria Bolici, e cila e ka quajtur ditë më parë kriminel.

“Prokurorja Valeria Bolici e mori fjalën paturpësisht dhe me harbutëri na tha se jemi kriminelë. Ajo duket e zemëruar me mungesën e fakteve dhe tani po flet. Ajo duhet ta di që ne edhe në këto momente e kemi prezumimin e pafajësisë. Ajo vetëm ta kujtoj që ne asnjëherë nuk kemi bashkëpunuar me kriminelë siç ka bërë ajo dhe prokuroria”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë fjalës se tij, Haradinaj ka pasur edhe disa fjalë për kryeprokurorin e ZPS-së, Jack Smith.

“Thashë mos po i mbetet hatri Jack Smithit. Z. Smith tha dy çështje. E para, tha ata kanë pasur interes personal. Z. prokuror mua me njohin të gjithë dhe e dinë që kjo është gënjeshtër. Po ta kisha shikuar interesin personal nuk do të isha as në luftë dhe as këtu. Kjo ty të duhet që të diktosh dhe të impenjohesh në marrjen e vendimit të këtij paneli. Unë nga trupi gjykues kërkoj vetëm drejtësi dhe vendim me fakte”, është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se ende nuk ka një datë se kur do të merret vendimi përfundimtar për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…