Haradinaj merr pjesë në “Javën e Kuzhinës Italiane”

18 nëntor 2019 | 22:20

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në “Javën e Kuzhinës Italiane”, bashkë me ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi.

Këtë e ka bërë me dije Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Njohja dhe respekti për kulturat e ndryshme është baza më e fuqishme në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe miqësive të qëndrueshme. Kënaqësi të isha pjesëmarrës në “Javën e Kuzhinës Italiane” bashkë me ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fenerbahçe ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Vedat Muriqi…