Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

23 maj 2025 | 11:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.

Ai ka thënë se janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentar nëse propozohet emër tjetër, që ai e quan unifikues.

“Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, prapë e kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Do të japim votën për kandidat të LV-së që është unifikues. Kemi përmend Bogujevcin dhe Selimin, por do të mujshim me votuar edhe zotin Konjufca, ish-kryetarin”, ka thënë Haradinaj

Haradinaj është pyetur se a do ta votonte kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit.

“Nuk kemi marrë qëndrim rreth kësaj. Nuk mundem me dhënë një mendim të qartë. Nuk kemi diskutuar në aleancë. Në obligim s’jemi…”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Oriola Marashi, ka treguar edhe…