Haradinaj: Mungesa në seancën e demarkacionit, porosi për izolimin e Kosovës

16 mars 2018 | 11:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupit të ri parlamentar të Visar Ymerit që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se për se nuk ka arsye që për një temë nacionale të ketë ndarje.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Listën Serbe, derisa ka shtuar se mungesa e një deputeti në seancën e së martës është porosi për ta mbajtur Kosovën të izoluar.

“Çështja e votës është proces derisa ndodh. Ne e kemi votën, por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos ndodhë ndonjë dështim. Për këtë arsye ne shkojmë me seriozitet të madh që të martën të jenë të gjithë. Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi për ta mbajtur Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me Listën Serbe. S’kemi gjetur një gjuhë të përbashkët deri tani. I bëjë thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak se ku kemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, dëshiron ta fitojë…