De Bruyne e kërkon titullin ndaj Unitedit

16 mars 2018 | 10:59

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, dëshiron ta fitojë titullin e Ligës Premiere pikërisht në ndeshjen kundër rivalëve lokalë të Manchester Unitedit.

City momentalisht gjendet si lider në Ligën Premiere me 16 pikë larg rivalëve të Unitedit, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Me dy fitore, City do ta nënshkruante trofeun e tretë të Ligës Premiere dhe të parin që nga viti 2014, kështu që ylli i skuadrës, de Bryne, dëshiron që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht ndaj Unitedit.

“Unë mendoj se të gjithë në City do të dëshironin këtë – të përpiqeshin dhe të fitonin atë lojë për titullin. Ndeshja në udhëtim te Evertoni është një lojë shumë e vështirë. Ne e dimë këtë. Ata ndoshta janë tashmë të sigurt, kështu që do të shohim. Por, duket se ka shumë kohë tani për atë lojë. Shpresoj se të gjithë të kthehen shëndoshë nga kombëtaret për ta luajtur pjesën e fundit të kampionatit”, ka thënë De Bruyne.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarja e Rob Kardashianit dhe Rita Orës në vitin 2012…