Haradinaj: Musë Krasniqi mbetet frymëzim për shumë breza

08 mars 2024 | 14:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musë Krasniqi.

Haradinaj ka thënë se përpjekjet dhe sakrifica e bashkëluftetarit të tij, do të mbeten frymëzim për brezat.

“Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Bashkëluftëtari Musë Krasniqi, bashkë me të birin dhe gjithë burrat e Junikut zhvilluan luftë heroike që turpëroi Serbinë, duke nderuar Junikun e gjithë kombin.

Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm.

Faleminderit për shërbimin!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…