Haradinaj nderohet me mirënjohje nga komuniteti boshnjak i Malit të Zi në Nju Jork

20 shkurt 2019 | 11:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një mirënjohje nga kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve të Malit të Zi në Nju Jork, Esat Rastoder, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë.

“Sot pata nderin që nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, të pranoj mirënjohjen nga Kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve të Malit të Zi në New York, Esat Rastoder, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë. Para pak kohe kam pasur rastin ta falënderoj Esad Rastoder për mbështetjen, që Lidhja e Boshnjakëve në New York, ka dhënë për refugjatët shqiptarë gjatë luftës dhe në procesin e konsolidimit tonë pas lufte”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

No photo description available.Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim…