Haradinaj nderon atdhetarin Haxhi Zeka në 120-vjetorin e Lidhjes së Pejës

23 janar 2019 | 12:06

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë nderime te shtatorja dhe kulla e atdhetarit Haxhi Zeka në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës.

Ai ka thënë se rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre.

Sipas Haradinajt, populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij.

“Besëlidhja, si nyjë unike kombëtare, pati jehonë të madhe në unifikimin dhe mbajti gjallë idenë e lirisë së shqiptarëve. Rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre. Populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Koordinatorin Nacional…