Haradinaj nderon deputetin Labinot Tahiri me medaljen e Skënderbeut

14 qershor 2019 | 13:32

Kryeministri Ramush Haradinaj sot i ka ndarë medaljen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së.

“Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajt dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai e ka falënderuar deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë që si të vetmit në Evropë ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.

“Si kryeministër i vendit, jam mirënjohës për angazhimin tuaj tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision”, është shprehur Haradinaj.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 77-vjeçare ka ndërruar jetë prof. dr. Mandushe Berisha.…