
Haradinaj në 25-vjetorin e AAK-së në Pejë: Jemi gati që në zgjedhjet lokale t’i kthejmë qeverisjen që e meriton
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të degës së kësaj partie në Pejë, ka shprehur mirënjohje për udhëheqësit aktualë të degës, aktivistët dhe kolegët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi ndër vite.
Haradinaj tha se Aleanca në Pejë ka në radhët e saj gra e burra të dëshmuar, njerëz me vlera të larta që sipas tij, kanë dhënë kontribut në liri, në ndërtimit e shtetit dhe në zhvillimin e qytetit.
“Bashkë kaluam sfida jo të lehta, por me përkushtim i kthyem ato në suksese për Pejën dhe Kosovën. Sot, me të njëjtën energji e gatishmëri, jemi të vendosur që në zgjedhjet lokale të tetorit t’i kthejmë Pejës qeverisjen shembullore që e meriton”, shkroi Haradinaj.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akoma nuk e ka bërë të ditur kandidatin për kryetar të Pejës.