Haradinaj: Ne e nderojmë vetën dhe kombin tonë duke nderuar heronjtë, Zahirin, Hakifin dhe Edmondin

31 janar 2018 | 19:34

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u mbajt Akademi Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Para të pranishmëve të shumtë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, përfaqësues të institucioneve vendore, kryeministri Haradinaj foli për të kaluarën e lavdishme të luftëtarëve të lirisë, për përpjekjet e shqiptarëve që me forcën e tyre të organizoheshin në luftën për liri, duke theksuar se asokohe jo të gjithë e kuptonin momentin historik dhe jo të gjithë i kuptonin veprimet që e legjitimonin dhe i jepnin Kosovës forcën e vet.

Duke folur për figurën e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, kryeministri Haradinaj deklaroi se ata ishin themeluesit e UÇK-së, andaj edhe rënia e tyre nuk ishte e rastësishme.

“Rënia e tyre ishte vepër e planifikuar dhe e realizuar mirë nga kundërshtarët dhe armiqtë e lirisë sonë në mënyrë që të mos niste krijimi i UÇK-së”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se “Shqiptarët janë popull me fat, sepse në kohëra të vështira kanë nxjerr projekte që sot janë të pakrahasueshme me cilindo popull në botë, pra projektin për liri, njëkohësisht kanë ditur të nxjerrin prijës, ideator dhe zbatues të këtyre projekteve edhe atëherë kur të gjithë i kanë menduar të parealizuara. Sot ne, duke nderuar heronjtë Zahirin, Hakifin dhe Edmondin, nderojmë vetën dhe kombin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Në emër të familjarëve të pranishmit i përshëndeti, Bajram Pajaziti, vëllai i komandantit, Zahir Pajaziti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli deklaroi mbrëmë se nuk…