Haradinaj në Ferizaj: Duhet të jemi vetvetja edhe në ekonomi

26 korrik 2018 | 14:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë të enjten në hapjen e panairit të prodhimeve vendore ushqimore, të organizuar nga Market Plus Center, Ferizaj.

Kryeministri Haradinaj duke shprehur respekt për punën që po bëhet në Komunën e Ferizajt ka thënë se shumë gjatë e kemi ngrënë produktin e të tjerëve, qoftë politik, qoftë atë të sigurisë, qoftë ekonomik dhe shumë rrallë e shkurt na ka rënë hise me qenë vetvetja, me ngrënë vetë produktin tonë.

“Ju, po jepni një shembull, se kur nisesh nga vetja, është e mundshme dhe ju përgëzoj për këtë porosi që jepni prodhuesve, konsumatorëve, politikanëve, vendimmarrësve dhe gjithë të tjerëve”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se duke mos qenë vetja në administrim, qeverisje dhe vendimmarrje, do të jemi të sfiduar.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pohuar se u është dhënë dhe do t’u jepet në vazhdimësi përkrahje bizneseve vendore dhe në këtë mënyrë do të ketë një ekonomi më ndryshe, një qytetar me shëndet ndryshe dhe se përkrahja e prodhimeve vendore është siguria e shëndetit të qytetarëve.

Pronari i Market Plus Center, Sylejman Neziri, ka thënë se me promovimin e produkteve vendore e ruajmë traditën e sofrës shqiptare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Varshavë,…