Haradinaj nënshkruan në librin e ngushëllimeve për Jacques Chirac

30 shtator 2019 | 10:41

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është nënshkruar në librin e ngushëllimeve, që është hapur në ambasadën e Francës në Prishtinë, në nderim të ish-presidentit francez, Jacques Chirac.

Haradinaj në një shkrim të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se, Kosova do të kujtojë gjithmonë ish-presidentin francez Jacques Chirac, si një mbështetës të pashoq, i së drejtës tonë.

“Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, ka inkurajuar mbajtjen…