Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të bashkëluftëtarëve në Hagë

13 mars 2026 | 12:11

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar të premten peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë.

Haradinaj ka thënë se beson se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare.

“Sot nënshkrova peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Besojmë se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare. Rroftë UÇK-ja!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë…