Haradinaj ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës

07 janar 2022 | 12:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe familjen e tij për vdekjen e nënës.

Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e nënës së Veselit, teksa ka shkruar se jeta e saj ka qenë plot sfida.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të. Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij! Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela…