Haradinaj, Osmanit: Publikoje listën me 61 nënshkrime të deputetëve
04 nëntor 2025
| 13:37
Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas nonimimit të Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje si mandatar i dytë për formim të qeverisë.
Haradinaj i është drejtuat presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, që të publikojë “listën me 61 nënshkrime” që duhet ta ketë si dëshmi, përkatësisht obligim kushtetues, për të dhënë mandatar për qeveri të re.
“Nuk e pashë listën e nënshkrimeve të 61 deputetëve për mandatar të dytë. Presidente, publikoje listën se është obligim kushtetues”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



