Behrami: Qëndrimi i PDK-së është i qartë, Kosova duhet të shkoj sa më shpejt në zgjedhje
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Artan Behrami, ka ri konfirmuar se kjo parti nuk ka votë për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së ka qenë i qartë që nga dita kur janë takuar me Osmanin.
“Qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë i qartë, është i qartë, është bërë publik edhe në ditën kur Memli Krasniqi si kryetar i PDK-së ka qenë pjesë e takimit me presidenten Osmani dhe në këtë takim e ka bërë të qartë qëndrimin e PDK-së që Kosova duhet të shkoj sa më shpejt në zgjedhje, që të kemi një ri konfirmim të Parlamentit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai në “T7”.
Në mbledhjen e përgjithshme të Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, të martën Kurti ka propozuar për kryeministër të dytin e partisë, Glauk Konjufcën.



