Haradinaj: Pa Vetëvendosjen, Vitia as asamblist s’do të ishte bërë

13 tetor 2021 | 08:30

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, tha se kandidati për të parin e kryeqytetit, Arben Vitia, po të mos ishte në Vetëvendosje as asamblist nuk do të ishte bërë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 derisa ishte duke folur për fushatën në Prishtinë, tha se nëse Vitia do të kandidonte si i pavarur, as asamblist nuk do të ishte bërë.

“Ai mund të krenohet me subjektin që i takon, me shumicën që e kanë marrë, por në rast se kish dalë i pavarur, as asamblist s’ish bë. Nesër le të dalë i pavarur as asamblist s’ka me u bë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se Vitia e ka fuqinë e partisë së tij.

“Po i shoh që fushatën në kryeqytet po mundet me përkthy në rolin e kryeministrit, por prapë po e përsëriti ai e ka fuqinë e partisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do…