Haradinaj paralajmëron referendum për bashkim me Shqipërinë

18 janar 2021 | 17:06

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës të kësaj partie, ka paralajmëruar referendum për bashkim me Shqipërinë.

“Do të vjen ajo ditë që do të duhet me ditë presidenti i ri amerikan, kancelaria gjermane ose kancelarja ose kancelari i ri gjerman, se çka do t’i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025, apo 2026. A kanë me i thënë rrini e pritni se kemi me bë diçka me juve. Nuk kemi me pranuar me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranuar me na nda, por kemi me shkuar në referendum për bashkim me Shqipërinë. Mbane mend këtë, jo se na po duam, por që 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euroatlantike me hyrë në BE, me shkuar në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njohë jo me na lënë kështu vjerrë gjatë. Deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropianë? Pse na mbajnë kështu të izoluar? Pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kryer çështja e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se do të jetë përkrahës i të gjitha institucioneve të vendit që janë në shërbim të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë e ditur se në tregun valutor vendas dollari…