Haradinaj paralajmëron shkarkimin e zëvendësministrit Cena
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e Musa Cenës nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Haradinaj ka Vrella e Istogut, ka thënë se Cena do të largohet nga Qeveria.
“Në këto raste po, lirim. Nëse aktakuza është për kohën e përgjegjësisë po”, ka thënë Haradinaj.
“Organet e drejtësisë po bëjnë punën e vetë. I përgëzojmë për punën e mirë”, ka shtuar ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Cenës një muaj paraburgim një ditë pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një zyrtar të Komunës së Rahovecit dhe një biznesmen.
Cena do të jetë zyrtari i parë që pritet të shkarkohet meqë ballafaqohet me akuza për korrupsion gjatë kohës sa po ushtron pozitë në Qeverinë e Kosovës.
Sidoqoftë, Haradinaj ka përgëzuar organet e hetuesisë që kanë arritur ta zbardhin një rast korrupsioni ku i përfshirë është zyrtari i AAK-së.