30 ditë paraburgim për zëvendësministrin Cena dhe bashkëpunëtorët e tij

21 tetor 2018 | 17:29

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh për zëvendësministrin Musa Cena dhe bashkëpunëtorët e tij.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Kosovës, njofton “Klan Kosova”.

Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar avokati i zëvendësministrit Cena, Korab Rexhepi, i cili ka kumtuar masën e ndalimit pas seancës dëgjimore për klientin e tij, biznesmenin Hazer Shehu dhe shërbyesin civil të Komunës së Rahovecit, Nysret Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati,…