Ana Kostic dhe Aldin Shabani zgjidhen anëtarë të Bordit të RTK-së, për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar përsëritet konkursi

26 nëntor 2026 | 12:48

Në Kuvendin e Kosovës, Komisioni Zgjedhor ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku Ana Kostic është zgjedhur anëtare nga komuniteti serb, ndërsa Aldin Shabani nga komunitetet e tjera joshumicë, raporton “Ekonomia Online”.

Në votim kanë marrë pjesë 96 deputetë, ndërsa nëntë vota janë shpallur të pavlefshme.

Ana Kostiq ka marrë 52 vota, ndërsa Tamara Jorgiq ka marrë 13 vota.

Nga kandidatët për përfaqësues të komuniteteve të tjera joshumicë, Aldin Shabani ka marrë 70 vota, ndërsa Zulejha Ustaibu ka marrë 16 vota.

Pas përfundimit të procesit të votimit, nënkryetari i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, ka konstatuar zgjedhjen e dy anëtarëve të bordit, ndërsa për dy anëtarët nga komuniteti shqiptar ka bërë të ditur se konkursi duhet të përsëritet.

“Në bazë të raportit, konstatoj se anëtare e Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb zgjidhet Ana Kostiq dhe anëtar i Bordit të RTK-së nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë, Aldin Shabani. Për dy anëtarët e Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shqiptar, Radio Televizioni i Kosovës duhet ta përsëritë shpalljen publike në bazë të Ligjit të RTK-së”, ka thënë Gola.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në fshatin Negroc të Drenasit, sot është bërë përurimi i…