Çitaku thërret konferencë për medie në orën 15:00
26 nëntor 2026
| 12:16
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, do të mbajë sot një konferencë për medie.
PDK-ja ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 15:00, në zyrën e Grupit Parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference nuk është bërë e ditur.
Adresimet e fundit të Çitakut kanë pasur gjithmonë si temë Ligjin e ri për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Për këtë çështje, PDK-ja po bashkëpunon me Lëvizjen Vetëvendosje.



