Haradinaj, pasi votoi, dha mesazh: Votoni, mos e lini votën në shtëpi

17 tetor 2021 | 09:06

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar bashkë me bashkëshorten, Anita Haradinaj.

Çifti kanë votuar në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë, teksa pas votimit Haradinaj ka ftuar qytetarët të dalin në votime.

Ai ka thënë të votohet e të mos lihet vota në shtëpi.

“Votova, qeverisja lokale është mjaftë e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Ju ftoj të votoni, votoni mos e leni votën në shtëpi. Na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj para mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra më e madhe e votimit në Drenas, shkolla “Rasim…