Haradinaj për dosjet e Speciales: Veteranët po bëjnë gabim të madh, kanë rënë në grackë

22 shtator 23:28

Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës ka vazhduar dorëzimi i dosjeve për të cilat thuhet se i takojnë Gjykatës Speciale.

E derisa në këtë organizatë thonë se këto dokumente i takojnë Speciales dhe se ato dëshmojnë për bashkëpunimin që Haga ka pasur me Beogradin për ngritjen e të ashtuquajturave krime lufte, kryetari i AAK-së thotë se me këtë po dëmtohen direkt të akuzuarit.

“Janë dashakeqëse për Kosovën. Është shumë keq që kjo po ndodh. Duhet të kemi qëndrim të qartë si shtet. Veteranët po bëjnë gabime të mëdha, kanë ra në një grackë të dikujt që e ka bërë këtë skenar”, ka thënë Ramush Haradinaj në Klan Kosova.

Sipas tij, me publikimin e këtyre dosjeve, Kosova dëmtohet në përgjithësi si shtet, pasi ajo mund të shihet si penguese e drejtësisë dhe si e tillë vetëm sa e forcon Gjykatën Speciale në pretendimet e saj për kinse krime lufte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me…