OBSH: Rekord javor infeksionesh, por më pak vdekje nga Covid-19

22 shtator 2020 | 23:22

Një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me Covid-19 janë regjistruar nga 14 deri në 20 shtator (+ 5% krahasuar me javën e mëparshme), por numri i vdekjeve ra me 10%, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me përjashtim të Afrikës, në të gjitha kontinentet është regjistruar një rritje e rasteve. Deri më tani, në botë ato janë regjistruar mbi 30,6 milionë raste dhe 950 000 vdekje.

“Kjo është rritja më e madhja javore që kur filloi epidemia”, raportoi OBSH në buletinin e tij

Shifrat e organizatës bazohen në të dhënat zyrtare të vendeve të ndryshme, të cilat megjithatë në shumë raste rrezikojnë të jenë jo të plota.

Sipas OBSH-së, ka rritje më të fortë të viktimave në Europë (+ 27% në javën e kaluar), ndërsa kontinenti amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38%), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, -22%.

Në Afrikë, epidemia vazhdon të ngadalësohet me -12% të raste të reja, dhe -16% të vdekjeve krahasuar me javën e mëparshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati i parë presidencial midis presidentit aktual, Donald Trump dhe…