Haradinaj për Kurtin: Qytetarët e Maqedonisë s’do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë kë ta votojnë

18 prill 2024 | 21:40

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj tha se shpreson që “qytetarët e Maqedonisë nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë çka të bëjnë”.

“Besoj shumë që qytetarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë mashtruesin e Kosovës, profiterët e Kosovës me shku me tregu çka me bo. Këta janë profiterë”, tha Haradinaj në T7.

Sipas Haradinaj, “qytetari e ka kuptu që Kurti është mashtrim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën për të…