Haradinaj për Rugovën: Gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

21 janar 2024 | 12:50

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Rugova ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin.

“Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA. Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën. I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçari që ka vdekur prej plagëve të…