Haradinaj për Sahit Jasharin: Një burrë që m’i mësoi rrugët e lirisë

12 qershor 2026 | 14:34

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit.

Ai e ka vlerësuar lart kontributin e ish-komandantit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se Sahit Jashari ai ka mësuar rrugët e lirisë.

“Ngushëllime për komandant Sahit Jasharin! Një burrë që m’i mësoi rrugët e lirisë, jetove vertikalisht, ashtu siç e bëre luftën. Sahit Jashari iu bashkua atyre që i deshti më së shumti. Jetoftë gjithmonë kujtimi për ty, miku im i ditëve të hershme”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij…