Haradinaj: Për shfuqizimin e Speciales kemi folur edhe me deputetët e LDK-së

04 janar 2018 | 14:55

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë me dije se në muajin janar do të përfundojë çështja rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Madje, ai ka deklaruar se për këtë çështje kanë folur edhe me disa deputetë të LDK-së, të cilët, sipas tij, do ta mbështesin një veprim të tillë. “Po them se do të bëhet kuorumi dhe pres që brenda muajit do të përfundohet kjo çështje. Kemi biseduar me secilin deputet, kemi deputet edhe në LDK që në minimum do të abstenojnë, nëse nuk votojnë pro… Ka njerëz në LDK që do të abstenojnë dhe ka edhe të atillë që do të votojnë pro. Ka ndodhur një keqkuptim, atë natë kur u thirr mbledhja e kryesisë, kanë pasur të votojnë pro 7 deputetë të LDK-së”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë teknologjike po punojnë për të riparuar një problem që…