Haradinaj përkujton dëshmorët e Epopesë së Jezercit

27 shtator 2018 | 14:33

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Epopesë së Jezercit.

Ai ka thënë se fitorja e UÇK-së në Jezerc është frymëzim për brezat e rinj.

“Në përvjetorin e Epopesë së Jezercit, me nderim kujtojmë dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani, Lulzim Guta, Bashkim Vishi, Sali Baliu, Arsim Zeqiri, Sejdi Sejdiu, Nazif Fevziu dhe Kemajl Kurteshi. Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë betejë të lavdishme dhe heroizmi i pashoq i burrave e grave, është frymëzim për brezat që vijnë për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme dëshmorëve e martirëve të kombit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është një prej supermodeleve më të paguara në botë, e…