Haradinaj përkujton Rugovën në përvjetorin e lindjes: Jam i nderuar që kam punuar me të

02 dhjetor 2022 | 12:00

Sot (e premte) është ditëlindja 78-të e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në ditën e lindjes e tij, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se Rugovën e përkujton si një personalitet i një politike humane dhe paqësore.

Haradinaj ka thënë se e ka pasur nderin që ka punuar me të në vitet e lirisë.

“Sot, në ditëlindjen e tij, presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale. Urime ditëlindja president Rugova”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka…