Haradinaj: Personat me aftësi të kufizuara, pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë

03 dhjetor 2021 | 13:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

Në ditën ndërkombëtare të tyre, Haradinaj ka thënë se ata kanë nevojë për dashuri duhet të zhduken të gjitha paragjykimet, për t’iu krijuar një ambient që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.

“Sot kur shënohet Dita e Personave më Aftësi të Kufizuara, ne kemi vetëm edhe një motiv shtesë për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta. Personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Ata kanë nevojë për sa më shumë dashuri, më shumë kushte, më shumë mundësi. Ata kanë ëndrra si të gjithë të tjerët, e ne duhet të ndihmojmë në realizimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së…