BE-ja do të vazhdojë shfrytëzimin e objekteve aktuale

03 dhjetor 2021 | 13:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshje që ia mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme.

Shefi i  Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës për vlerësimin e kontributit të BE-së.

“Nënshkrova marrëveshje me Albin Kurtin dje për t’ia mundësuar Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme. Mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog në llogarinë e tij në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në…