Krasniqi: Kosova e ka për obligim t’i avancojë të drejtat e personave me nevoja të veçanta

03 dhjetor 2021 | 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka thënë se kjo kategori e qytetarëve të Kosovës kanë nevojë për mbështetje institucionale.

Ai ka thënë se Kosova e ka për obligim t’i avancojë të drejtat e personave me nevoja të veçanta.

“Sot shënojmë 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në Kosovë jetojnë rreth 200 mijë persona me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevojë për mbështetje, trajtim jo diskriminues dhe politika inkluzive të institucioneve lokale dhe qendrore.  Një shoqëri demokratike dhe me standarde evropiane, çfarë synojmë ta kemi, e ka për obligim që të respektoj dhe të avancoj të drejtat e personave me nevoja të veçanta për shkollim, punësim, shërbime shëndetësore, mirëqenie sociale e për çdo fushë tjetër.  Nevoja të ndryshme, por të drejta të barabarta – sot dhe secilën ditë!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Hysni Gucatit në Hagë, avokati Jonathan Elystan Rees,…