Haradinaj: Politikanët i marrin vizat kurdo

29 janar 13:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar se i është refuzuar viza nga ambasada e ShBA-së dhe ajo e Britanisë së Madhe.

Ai ka thënë se do të ishte mirë politikanëve t’i refuzohen vizat. “Refuzimi i vizës është shumë keq nëse ndodh. Mirë është që politikanëve t’ua refuzonin vizat e t’ua jepnin qytetarëve. Politikanët i marrin vizat kurdo, më besoni”, ka thënë Haradinaj

Haradinaj ka bërë me dije se më 26 shkurt ka një vizitë në Angli, për të cilën ka thënë se ka aplikuar për vizitë në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka mbajtur të hënën…